Publikohet broshura për sigurinë e të rinjve në komunikacion! 

Në kuadër të projektit për sigurinë e të rinjve në komunikacion OJQ Perspektiva Energjetike-PE dhe OJQ ISDI janë duke mbajtur debate me të rinj me nxënës në shkolla të mesme dhe fakultete të regjionit të Prishtinës. Po ashtu sot është publikuar broshura për edukimin e të rinjve lidhur me sigurinë në komunikacion. Broshura do të shpërndahet në shkolla dhe në pjesë të ndryshme të regjionit të Prishtinës.
11.05.2012, Prishtine.
 
U mbajt trajnimi dy ditor përgatitja e dosjes së punësimit! 

Më 03 dhe 04 maj, Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim Social – ISDI ka mbajtur trajnimin dy ditor “Përgatitja e dosjes së Punësimit”. Trajnimi është mbajtur nga Msc. Dhurata Nixha dhe në trajnim kanë marrë pjesë 25 të rinj. Gjatë dy ditëve pjesëmarrësit kanë mundur të mësojnë tre tema kryesore: Përgatitja e CV-së, Letra Motivuese dhe Intervista për punë. Pjesëmarrësit përmes prezantimeve kanë pasur mundësinë të mësojnë për praktikat më të mira të përgatitjes së dosjes së punësimit, përgatitjes së CV-së, intervista në punë, mënyrat e paraqitjes, qasja ndaj punëdhënësve, kërkimet dhe mundësitë që ofron interneti për tu përgatitur për tregun e punës dhe për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme. Pjesëmarrësi janë certifikuar. ISDI do mbaj trajnime të ngjashme në vazhdimësi. 

 Përgatitur nga sektori për informim dhe analizë. 
 Prishtinë, 04.05.2012 ISDI

 
Siguria e të rinjve në komunikacion! 
Prishtine-Mars 2012:
Me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve në komunikacion, vetëdijesimit i të rinjve shofer, këmbësor, çiklistë, nxënës dhe studentë, Perspektiva Energjetike dhe ISDI fillojnë realizimin e projektit Siguria e të Rinjve në Komunikacion. Në kuadër të projektit do të zhvillohet fushata përmes shpërndarjes së fletushkave, do të mbahen ligjërata me nxënës, seminare me studentë dhe do të zhvillohet anketa si dhe analiza e shkaktarëve të aksidenteve. Projekti do të zhvillohet në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Kastriot. 

 Nëse doni të përfshiheni kontakto: perspektiva.energjetike@gmail.com & isdi.kosovo@gmail.com

 

Raport nga tryeza “Edukimi i të rinjve dhe HIV/AIDS-i”!

2011-12-23 - Orën 5:30.
Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim Social dhe OJQ Mileniumi i Ri kanë mbajtur tryezë-diskutimin “Edukimi i të rinjve dhe HIV/AIDS-i”. Në tryezë morën pjesë: Drejtori i Departamentit të Rinisë në kuadër të MKRS-së z. Xhevat Bajrami, Shefi i kabinetit të ministrit të Shëndetësisë z. Fahredin Majkovci, Dr. Ilir Begolli nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, znj. Edona Deva Menaxhere e Fondit Global për Kosovë, znj. Ardita Tahirukaj nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe znj. Mirushe Emini nga Sektori për Edukim në Departamentin e Rinisë, përfaqësues të UNDPA-së, OJQ-ve dhe agjencive të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare. Në tryezë janë prezantuar projekte dhe aktivitete të realizuara gjatë vitit 2011 në aspektin e edukimit dhe vetëdijesimit të të rinjve për HIV/AIDS. Përfaqësues të MSH-së dhe IKSHP-së kanë dhënë shifrat e të prekurve me këtë virus duke potencuar se vetëm në këtë vit kemi 3 raste të reja. Po ashtu është përmendur edhe themelimi i Komitetit kundër HIV/AIDS-së, i cili është themeluar më 1 dhjetor nga ana e MSH-së. Ndërsa përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve kanë paraqitur të dhëna mbi financimin e më shumë se 14 projekteve të OJQ-ve të ndryshme për HIV/AIDS. Po ashtu përfaqësues të institucioneve të ndryshme kanë paraqitur të dhëna nga hulumtimet e ndryshme të kryera me grupe të ndryshme të të rinjve, përfshirë ato me përdorues të drogave.

Konkluzionet

Duke qenë se HIV është infeksion kompleks dhe simptomat e të cilit kuptohen vonë, atëherë nuk është e mjaftueshme që kjo sëmundje të përmendet në secilin 1 dhjetor. Është e nevojshme që institucionet e ndryshme të ndajnë fonde për vetëdijesimin e të rinjve për rreziqet por edhe mënyrat e parandalimit të sëmundjes. Megjithëse vendi ynë ka prevelancë të ulët të sëmundjes lëvizjet e të rinjve, kushtet e vështira sociale dhe përdoruesit në rritje të drogave dhe grupeve të homoseksualëve paraqet një rrezik potencial të rritjes së numrit të të infektuarve. Në të njëjtën kohë hartimi i strategjive dhe mos zbatimi i tyre paraqet angazhim të dobët të institucioneve të vendit në këtë drejtim. Fushatat edukuese, ndarja e fondeve për organizimin e trajnimeve, punëtorive dhe kampingjeve për edukimin e të rinjve, grupeve të të rinjtë nga radhët e komuniteteve RAE dhe zonave të varfra dhe rurale është çështje imediate që duhet ta bëjë qeveria, donatorët dhe institucionet tjera në luftën kundër HIV/AIDS-it.

Prishtinë, 21.12.2011
Make a Free Website with Yola.