FTESË PËR 20 VULLNETAR 

Në kuadër të projektit “Kundër Duhanit për Shëndetin tonë” Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim Social ISDI kërkon 20 vullnetar për të zhvilluar aktivitete në Prishtinë më rastin e 31 Majit Ditës Botërore Pa Duhan. Vullnetarët do të shpërndajnë broshura dhe materiale të tjera për të rinjtë dhe qytetarët dhe do të bashkëbisedojnë me të rinj. 

Kush mund të marrë pjesë 
Të rinj të moshës 15 deri 25 vjet, entuziastë, aktiv dhe komunikues nga Prishtina dhe rrethina. 

Pagesa 
Pjesëmarrësit në formë kompensimi të ushqimit dhe udhëtimit do të kompensohen me një shumë të hollash.

Afati dhe mënyra e aplikimit 
Të interesuarit duhet të aplikojnë përmes e-mailit isdi.kosovo@gmail.com duke dërguar emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes dhe numrin kontaktues. Afati për aplikim është deri më 28.05.2012 ora 13 00. 
Aplikimet pas kësaj date nuk merren parasysh. 

Detajet 
Aktivitetet do të zhvillohen gjatë një dite, por mund të këtë përgatitje paraprake. 

Ju dëshirojmë sukses.
Make a Free Website with Yola.